Tërmet në Kinë, 6.8 shkallë të Rihterit

Tërmet në Kinë, 6.8 shkallë të Rihterit

Një tërmet me fuqi shkatërruese 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur sot Kinën – përkatësisht Sechuan, që po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë rajon nga vitit 2017, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën shtatë persona dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete tjera të provincës.

Disa rrugë e shtëpi në afërsi të epiqendrës janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut, derisa trafiku është bllokuar në të paktën një rajon.

Tërmetet në Sechuan janë të zakonshëm, pasi ky terren është malor dhe shpesh si pasojë e tërmeteve vie deri te rrëshqitja e dheut.

Në anën tjetër janë publikuar video të shumta që tregojnë momentin rrëqethës kur gjithçka dridhej.

Madje në disa pamje shihen edhe pasojat e këtij tërmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button