Tërmet prej 6,1 ballëve godet jugun e Filipineve

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë goditi rajonin Mindanao në Filipinet jugore të hënën herët, raporton Anadolu. Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi se tërmeti u ndje në të gjithë rajonin Mindanao në ora 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale (22:37 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Epiqendra e tërmetit, e regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash ndodhej në veriperëndim të qytetit San Agustin në provincën Surigao del Sur. Nuk është raportuar për asnjë humbje jete ose të pasurisë deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button