Tërmeti godet Turqinë lindore

Një tërmet 4,1 ballësh goditi sot provincën Elaziğ që ndodhet në pjesën lindore të Turqisë, transmeton Anadolu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, guvernatori i provincës, Erkaya Yırık, tha se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale, duke shtuar se “ekipet tona vazhdojnë me vëmendje punën në terren”. Turqia ndodhet në një zonë të ndjeshme ku shpesh ndodhin tërmete. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm 6,6 ballësh goditi Izmirin, ku humbën jetën të paktën 115 persona dhe u plagosën mbi 1.000 të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button