Rënie e numrit të udhëtarëve në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit

Numri i udhëtarëve në aeroportet në Shkup dhe Ohër vitin e kaluar është reduktuar për 71%. Nga “TAV Maqedoni” për MIA (AIM) thonë se kjo është rezultat i ndalesës qeveritare për udhëtime për shkak të Covid-19, si dhe ndalimit të udhëtimit për qytetarët me pasaporta maqedonase në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën- shengen për shkak të pandemisë. Koncesionari i aeroportit ka dërguar nismë në Qeveria për testimin sistematik për koronavirus në të dy aeroportet, që nëse pranohet nga vendet e BE-së, do të lejojë hyrjen e lirë të shtetasve maqedonas në vendet evropiane, ku është përqendruar mbi 77 % e trafikut ajror maqedonas.

LEXO EDHE:

Back to top button