Pas dhjetë vjetëve, Tetova siguron pesë autobusë

Edhe pse u paralajmëruan 10 vjet më parë, autobusët për transportin publik në Tetovë arritën sot. Pesë autobusët që do të lëvizin në tre linja përmes qytetit të Tetovës kushtojnë 720 mijë euro kurse paratë janë siguruar përmes Bankës Botërore.  Kryetarja e komunës së Tetovë Teuta Arifi thotë se qytetarët duhet t’i respektojnë rregullat e transportit publik dhe nëse duan që autobusët të jenë në dispozicion kohë më të gjatë. Në pyetjen e gazetarëve nëse ajo do t’i përdorë autobusët, tha se preferonte të ecë, por do të përdorë edhe autobusë.

Autobusët për transport publik në Tetovë në dhjetë vitet e fundit premtoheshin para çdo cikli zgjedhore, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Shumica e banorëve të Tetovës deri më tani vlerësonin se në qytet ka rrugë shumë të ngushta dhe ishin skeptikë se transporti publik do të funksiononte normalisht. Për më tepër, informacionet nga terreni thonë se ende nuk ka stacione autobusi në qytet ku do të ndalen autobusët. Por, problemi që për momentin paraqitet është se për këta autobusë tani për tani nuk ka garazh, por edhe qendër servisimi në rast se ndonjë prej tyre shfaq problem apo defekt.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button