Tërmeti i fuqishëm në Kretë, banorët të frikësuar nga mundësia e pasgoditjeve

Banorët e Sitia-s n Kretë që pasditen e sotme u godit nga një tërmet me magnitutë 6.3, janë duke jetuar me frikën e paslëkundjeve. Sipas sizmologëve, pasgoditjet mund të shkojnë deri në 5.5 Rihter. Si pasojë e tërmetit nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme.

Sipas raportimeve, një kishë e vogël është shembur, dhe disa ndërtesa e banesa kanë marrë krisje të lehta kurse raportime për të lënduar nuk ka pasur.

Po ashtu, drejtori i Institutit të Gjeodinamikës nga Observatori Kombëtar, Akis Tselentis njoftoi se nuk ka rrezik për ndonjë cunami të mundshëm. Sa i përket pasgoditjeve, Tselentis tha se banorët nuk duhet të jenë të frikësuar sepse edhe nëse bie një tërmet me magnitutë 5.5, lëkundjet do të ndihen 20 herë më pak se tërmeti i parë.

LEXO EDHE:

Back to top button