Tërmeti zgjon banorët e Ohrit dhe Strugës
Një tërmet me magnitudë lokale prej 3.0 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në rajonin Ohër-Strugë, sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Sipas të dhënave të observatorit, tërmeti ndodhi në orën 05:36, dhe epiqendra e tij kishte origjinën nga zona epiqendrore Pestani-Ohër-Strugë.
Informacionet e deritanishme tregojnë se tërmeti është ndjerë nga banorët e Ohrit dhe Strugës me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Observatori Sizmologjik u bën apel qytetarëve që e kanë ndjerë dridhjen të plotësojnë pyetësorin e ndjesisë në faqen e tyre të internetit, me qëllim mbledhjen e të dhënave shtesë për kërkimin dhe analizën sizmologjike të ngjarjes.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.








