Terminal “vertiport” për taksitë fluturuese

Terminal “vertiport” për taksitë fluturuese

Një firmë në Britaninë e Madhe, ka gati konceptin për një terminal “vertiporti”. Në këtë terminal do të nisen dhe do të stacionohen mjete si taksi ajri, që pritet të lidhin vendndodhjet më popullore në Dubai duke ofruar udhëtim me shpejtësi të lartë dhe zero emetime. Stacioni pritet që të ndërtohet pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe do të integrohet me rrjete ekzistuese aeroportesh si dhe qendrat e transportit përreth. Vertiporti konceptual do të lidhej me metronë e Dubait, për të ofruar udhëtim të qetë dhe pa ndotje në të gjithë qytetin për pasagjerët ndërkombëtarë dhe vendas. Terminali do të vendoset në një kuvertë të ngritur për të lehtësuar ngritjen dhe uljen e mjeteve fluturuese.

LEXO EDHE:

Back to top button