Rastet e shitblerjes së votës, Kim: Autoritetet të bëjnë punën, partitë të marrin masa

Rastet e shitblerjes së votës, Kim: Autoritetet të bëjnë punën, partitë të marrin masa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, shprehu shqetësim për raportimet për shitblerje vote, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kryediplomatja amerikane kërkoi që përballë këtyre raportimeve, autoritetet shqiptare të reagojnë. Këto deklarata të ambasadores Kim vijnë katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe në të njëjtën dikur kur policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar një person, dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, për shkak se ata po diskutonin për shitblerje votash për një subjekt politik. Në videon e publikuar në media në Shqipëri, flitet për shuma deri në 135 euro për katër vota. Shitblerja e votës është një nga problemet kryesore që është raportuar në çdo proces zgjedhor në Shqipëri. Edhe në raportin e ODIHR për zgjedhjet e fundit të zhvilluara më 25 prill të vitit 2021, theksohet se “ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, pretendimet e besueshme të blerjes së votës ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës. OSBE/ODIHR rekomandoi që agjencitë e zbatimit të ligjit të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votave. Më 14 maj në Shqipëri votohet për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive dhe këshilltarët e rinj bashkiakë.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, deklaroi Yuri Kim, ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button