Tetë bomba dore kashikara në Bogovinë, policia punon në zbardhjen e rastit
Tetë bomba dore kashikara në Bogovinë, policia punon në zbardhjen e rastit

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Në fshatin Bogovinë janë gjetur 8 bomba të dorës të tipit kashikara. Bombat janë prodhim i ri kinez. Deri tani nuk ka akoma të dhënë për ndonjë person të dyshuar
“Që mbrëmë ky vend, i quajtur bristavec këtu në fshatin bogovinë të komunës së Bogovinës, është i izoluar dhe i ruajtur nga ana e SPB Tetovë, stacioni policor në Bogovinë. Shkak për këtë është gjetja e tetë bombave të cilat fillimisht u tha se i takojnë luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që pas eksaminimit të tyre nga ana e ekspertit të mjeteve shpërthyese u tha se bombat janë të tipit kashikara të prodhimit kinez, dhe nuk kanë të bëjnë me bomba të Luftës së Dytë Botërore. Të njëjtat janë çmontuar dhe janë duke u hequr nga SPB Tetovë, ndërsa pritet të ketë edhe hetim për tu parë se për cfarë materiali shpërthyes bisedohet dhe kush i ka vendosur aty”, raporton Bashkim Sulejmani, Gazetar.
“Dje rreth orës 17 nga QMK u lajmëruan se në Brestovec të fshatit Bogovinë, janë gjetur mjete shpërthyese pas çka në bashkëpunim me policinë bëmë sigurinë e vendit. Sot kolegu ynë erdhi dhe bëri çmontimin e bombave. Fjala është për tetë bomba kashikara të prodhimit kinez pra që janë model i ri. Pra janë bomba të reja. Ato mjete tani do i bart Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe do vendosen në depotë e tyre ose do të shpërthehen”, tha Muhamet Avzia. Udhëheqës i DMSH Njësia Rajonale Tetovë.
Ndërkohë që po vazhdojnë hetimet akoma nuk dihet se kujt i takonin këto bomba të gjetura në fshatin Bogovinë. /Alsat.mk