Tetë përballje nxitëse në Ligën Evropa dhe Ligën e Konferencës

Sot rikthehet Liga e Europës dhe Liga e Konferencës me 8 duele të vlefshme për çerekfinalet e garave evropiane. Në fushë do të zbresë Mançester Junajtid i cili luan në transfertë me Lionin. Rejnxhërs i Nedim Bajramit do të mirëpresë spanjollët e Atletik Bilbaos. Ndërsa një tjetër duel interesant është mes Totenhemit dhe Frankfurtit.

BODO/GLIMT – LACIO 18:45

LION – MAN. JUNAJTID 21:00

REJNXHËRS – ATL. BILBAO 21:00

TOTENHEM – FRANKFURT 21:00

 

Tetë skuadra do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e tyre të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Konferencës.  Legia do të presë Çellsin në orën 18:45, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të japin maksimumin për të hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales. Në mbrëmje, radhën e ka Betisi dhe Fiorentina, ndërsa jo pak interesant është sfida në mes Djurgardenit dhe Rapidit.

 

LEGIA – ÇELSI 18:45

BETIS – JAGELLONIA 21:00

CELJE – FIORENTINA 21:00

DJURGARDEN-SK RAPID 21:00

LEXO EDHE:

Back to top button