Tetovë, Teuta Arifi kërkon shkurtimin e fushatës

Kandidatja për kryetare të Tetovës nga radhët e BDI-së Teuta Arifi ka kërkuar nga kundërkandidatët që të kursehen nga aktivitetet parazgjedhore deri në fillimin zyrtar të fushatës, më 27 shtator për nderë të viktimave të tragjedisë.

- Advertisements -

YouTube video

 “Në shenjë solidariteti dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit, si kryetare dhe kandidate për kryetare të komunës së Tetovës, ftoj të gjitha partitë politike të nënshkruajnë këtë marrëveshje mirëkuptimi, për një fushatë elektorale të shkurtër në kohë, të drejtë dhe në respekt të tragjedisë së 8 shtatorit!- deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Aleanca për shqiptarët kërkesës së Arifit i është kundërpërgjigjur duke i thënë që fillimisht të jep përgjigje për tragjedinë e ndodhur më 8 shtator.

Aleanca për Shqiptarët

“Sa i përket memorandumit që na ka propozuar zonja Arifi, si duket ajo nuk e kupton se është kryetare në ikje dhe pas zullumit që ka shkaktuar në Tetovë nuk është kurrfarë autoriteti, as moral e as juridik të bëjë thirrje të këtilla, e lere më të na tregojë se si duhet të sillemi në fushatë. Përgjigje dhe përgjegjësi, jo memorandume hipokrite. Zonja Arifi, kjo datë edhe ashtu është e caktuar me ligj dhe fushatë para kësaj date nuk do të bëjmë as ne dhe besojmë as kandidatët tjerë përveç partisë suaj e cila është mësuar ta thyej ligjin kur t’i teket”

 Ndërkohë kreu i VMRO DPMNE-së Mickoski i cili sot vizitoi një familje të një viktime nga tragjedia në Tetovë paralajmëroi se që në rrethin e parë, partia e tij do ta mbështesë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët.

 “Që në rrethin e parë, VMRO DPMNE do ta mbështetës kandidatin e Aleancës dhe Alternativës ndërkaq lista e kandidatëve që VMRO DPMNE e ka presim të fitojë numër rekord të këshilltarëve. Qëllim ynë bashkë me Aleancën dhe Alternativën është që nga raundi I parë ta rrëzojmë këtë politikë kriminale të koalicionit Qeveritar LSDM dhe BDI”- tha Hristijan Mickoski, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.

Për kreun e Tetovës në garë janë Vullnet Murseli i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Teuta Arifi nga BDI, Bilall Kasami nga lëvizja Besa, Sadi Bexheti nga PDSH dhe Hamdia Elezoviç nga LSDM.

Vjollca Aliti

 

LEXO EDHE:

Back to top button