Sead Koçan kërkon të falet, Mariçiq ende s’ka dhënë mendim

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ende nuk ka dhënë mendim nëse Sead Koçan do të falet që të del më herët nga burgu. Alsat një ditë më parë njoftoi se pronari i “Transmet”, i dënuar me katër vjet e tetë muaj burg, kërkon që shteti t’ia ulë dënimin dhe ta lirojë pas gati dy vite e dy muaj të kaluar në Idrizovë. Ministria e Drejtësisë konfirmoi se e kanë marrë kërkesën nga Sead Koçan, por deri më tani nuk kanë asnjë qëndrim për të.

Ministria e Drejtësisë jep mendime për faljet në bazë të rregullt dhe është praktikë e zakonshme për shumë të dënuar që kërkojnë ulje të dënimit ose falje të tyre. Vendimi përfundimtar për faljen merret nga Komisioni i Faljes i presidentit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjykata Penale theksoi se më 6 korrik të këtij viti, lutja e Koçanit iu përcoll Drejtësisë. Raporti mbi sjelljen në burg të Koçanit, lartësia e dënimit me burg, kur është sjellë në Idrizovë, janë në arkivat e ministrisë në fjalë.

Gjykata sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë, i dorëzon të dhënat e kërkuara në Komisionin pranë Ministrisë së Drejtësisë, i cili bën selektimin dhe vërteton nëse janë plotësuar rrethanat për falje, para se t’i përcjell në veprim përkatës te presidenti i shtetit”, thonë nga Gjykata Penale.

Vendimin përfundimtar nëse Koçani do të falet do të duhet ta marr presidenti Pendarovski. Pasi Komisioni pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ministri do të japin mendim, për lutjen e biznesmenit do të vendos një komision i posaçëm për falje në kuadër të kabinetit presidencial. I njëjti numëron 10 anëtarë. Vendimin nëse Koçani i ka përmbushur kushtet që të falet, e marrin me shumicë votash. Por, çfarëdo që të jetë vendimi, kreu i shtetit merr vendim sipas bindjes personale. Në ndërkohë, Koçani këtë fundjavë kishte tre ditë të lira. Duke tentuar që ta shkurtojë dënimin me burg, shteti nuk arriti të arkëtojë asnjë denarë nga 17 milionë eurot që ai duhet t’i kthejë në arkën dhe fondet më në fund të paraqiten në matësin që e paralajmëroi Zaevi në Portën triumfale. Koçani u dënua pasi kishte formuar konzorcium të rrejshëm që të konkurrojë dhe ta fitojë tenderin për gërmim në “TEC Manastiri” në vlerë prej 17 milionë euro.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button