Covid-19, regjistrohet ulje e rasteve të reja për 3.7 për qind

Gjatë javës së kaluar vendi ka regjistruar 3,340 raste të reja pozitive me Kovid19 që është një rënie e lehtë prej 3,7% krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup ndërsa incidencë më të lartë javore për 100.000 banorë ka regjistruar qyteti i Kavadarit. Rënie prej 12,8% ka shënuar numri i të shëruarve. Gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsej 3,441 persona të cilët kanë qenë të shtruar në Spital apo në kurim shtëpiak. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik informon edhe për 23 raste të ri infektimeve ndërsa janë regjistruar 154 raste të vdekjeve, kryesisht në Shkup, Kumanovë, Strumicë dhe Tetovë. Për momentin në gjithë institucionet shëndetësore të vendit, të hospitalizuar janë 852 persona, 596 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit. Rënie ka shënuar edhe numri i testimeve. Gjatë javës së shkuar janë testuar 28.972 materiale që është një rënie prej 15,2% krahasuar me një javë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button