Tetovë, kafenetë dhe restorantet respektojnë masat anti-Covid

Rritja e numrit të personave të vaksinuar në rajonin e Pollogut ka shtuar ndjeshëm edhe numrin e mysafirëve nëpër lokale dhe restorante. Që nga vendosja e restrikcioneve e deri më tash numri i personave të vaksinuar në Tetovë është rritur për rreth 20% . Pronarët e kafeneve dhe restoranteve në Tetovë thonë se po respektojnë masat në tërësi dhe se dëshmi për këtë janë pacientet që nuk lejohen të hynë në lokale për certifikatën e vaksinimit.

 

Në fillim frekuentimi i të rinjve ishte dukshëm më i ulët për shkak se shumica nuk e kishin marrë dozën e parë të vaksinës. Kohëve të fundit është rritur numri i klientëve, pjesa më e madhe me dozën e parë, por ka edhe një pjesë tjetër që e tregojnë dozën e dytë. Në fillim ka pasur raste që kemi kthyer më shumë klient sepse nuk e kishin asnjërën dozë të vaksinës, por kohën e fundit shumica e respektojnë masën e Qeverisë dhe janë të vaksinuar me dozën e parë pjesa më e madhe por ka raste ku edhe dozën e dytë e kanë marrë”, tha Bashkim Loki, gastronom.

Normal se 5-6 ditët e para ka pasur rënie drastike të klientëve. Ne 10 ditë kemi qenë të mbyllur shkaku se shumë qytetarë të Tetovës por dhe Pollogut në përgjithësi ishin të pa vaksinuar dhe ishte e pamundur të bëjmë ballë shpenzimet që i kemi fikse. Minimum 20-30 persona çdo ditë i kthejmë nga lokali, nuk i lejojmë të ulen për shkak të mos marrjes së vaksinave. Në fillim kuptohet që ky numër ka qenë shumë më i madh sepse shumica e qytetarëve ishin të pa vaksinuar dhe ditët e para thuajse asgjë nuk kemi pasur klientë”, theksoi Visar Sadiki, gastronom.

Gastronomet thonë se përballen me kontrolle të rrepta dhe me gjoba të larta në rast se shkelin masat. Nga sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se masat po respektohen dhe dëshmi për këtë janë gjobat e pakta. Që nga shtrëngimi i masave janë shqiptuar katër gjoba. Në Maqedoni vaksinimi kundër Covid ka filluar më 17 shkurt. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar 700.000 qytetar. Për tu arritur imuniteti kolektiv nevojitet  vaksinimi i 70 deri 80% i popullatës vendore.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button