​Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e reja të prokurorisë

​Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e reja të prokurorisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja të aktakuzës me të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai ka dalë edhe njëherë sot para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pasi më 29 prill Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria po pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Smetishtë.

“Deklarohem i pafajshëm megjithëse lëndën nuk e kam lexuar për këtë arsye edhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, ka shtuar Thaçi.

Ndërsa avokatii Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga gjykatësi që të mos lexohen fare pikat e aktakuzës.

“Ne nuk kemi nevojë të lexohen elementet e reja të aktakuzës, nuk është e nevojshme”, ka thënë avokati i Thaçit.

Ndërsa vet Thaçi kur është pyetur nga gjykatësi nëse i ka kuptuar pikat e aktakuzës ka deklaruar se ato janë tejet të redaktuara.

“Nuk i kam kuptuar sepse ujk kam pasur mundësi me i lexu sepse janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button