Thashethemet dolën të vërteta, Kendall Jenner zyrtarizoi lidhjen me një fotografi të vetme

Mbrëmja e Shën Valentinit duket se e joshi modelen Kendall Jenner për të bërë publike romancën e saj. Zyrtarisht, ylli i familjes Kardashian është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çifti është ende bashkë dhe se po marrëdhënia po funksionon. Sipas të njëjtin burim, sekreti duket se është fakti që të dashuruarit po i marrin gjërat shtrur.

“Nuk kanë pritshmëri të larta dhe nuk janë zotuar në premtime të çmendura. Axhenda e Kendall-it është shumë e zënë dhe Devin e kupton këtë gjë fare mirë. Ajo është tepër individualiste në disa gjëra, i pëlqen të ketë hapësirën e saj dhe kohë me familjen dhe miqtë”.

Në gushtin e 2020-ës, një burim tha për “Us Weekly” se Jenner dhe Booker nuk e kishin fort seriozisht. “Po dalin bashkë, por nuk ka asgjë serioze mes tyre”.

Por duket se e vërteta flet ndryshe.. Ata të dy kanë kaluar një kohë të konsiderueshme bashkë, duke ndërmarrë madje një udhëtim nga Los Angeles në Arizona prillin e vitit të shkuar, në nisjen e pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button