Thellohet kriza te Çellsi, Poteri nuk ka ndërmend të largohet

Kriza e Çellsit sa shkon e thellohet dhe i gjithë faji shkon mbi supet e trajnerit Graham Poter. Skuadra londineze u mposht edhe në derbin londinez nga Totenham Hotspur me rezultat 2-0 dhe Graham Potter nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në “Stemford Brixh”.

Graham Potter ka thënë se edhe Arsenali ishte pranë ta shkarkonte Mikel Artetan dhe njerëzit duan që Liverpulli ta largojë Jurgen Klopin, por duhet besim. Megjithatë trajneri anglez e pranon se ka zhgënjyer klubin londinez.

“Para ndeshjes me Totenhamin po shihnim me skuadrën dokumentarin e Arsenal dhe momentin kur Arteta ishte pranë shkarkimit. Por, shikojeni se në çfarë pozitash është tashmë Arsenali. Tani në një moment të keq është edhe Liverpulli, po ashtu njerëzit duan që të shkarkohet Klopi, pavarësisht sa shumë ka arritur ai në këto vite. Kështu është natyra e futbollit, unë e pranoj që nuk kam bërë mjaftueshëm që klubi të më besojë, por, puna ime është të mos shqetësohem”, tha Poter.

Poter nuk e ka ndërmend të largohet nga Çellsi dhe ai vazhdon të besoj se do të përmirësohen dhe rezultatet pozitive do të rikthehen.

“Megjithatë, duhet të mbetem i fokusuar te skuadra dhe të ndihmojë lojtarët të përmirësohem. Janë djem të mirë që kërkojnë të fitojnë, në këtë moment po vuajnë dhe kjo është përgjegjësia ime. Këto rezultate nuk janë të mira për klubin dhe historinë e tij, duhet të reagojmë. Lojtarët po japin gjithçka në fushë dhe në këtë moment po vuajnë shumë”, tha trajneri anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button