Rekord për Lillard-in, realizon 71 pikë në fitoren e Portlandit

Fitorja e tretë radhazi për Los Anxhelos Lejkersin, të cilët triumfuan 111-108 në fushën e rivalëve të Dallas, duke iu afruar zonës “play off”. Entoni Dejvis me 30 pikë e 15 kërcime, si dhe LeBron Xhejms me 26 pikë bënë diferencën në fushë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Donçiçit dh 21 të Irvingut.
Ekipi i Denver mbron kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 134-124 ndaj LA. Klipers. Një tjetër ndeshje magjike për Nikola Jokic, që realizoi 40 pikë, 17 kërcime e 10 asist. Ndërsa 33 pikët e Leonard mbetën për statistikë.
Rikthehet te fitorja edhe skuadra e Golden Stejtit, që mundi 109-104 Minesota. Tjetër ndeshje e mirë e Klej Tompsonin për kampionët, autor i 32 pikëve.
Surpriza e mbrëmje vjen nga Damian Lillard, që realizoi 71 pikë në fitoren e Portland, 131-114 ndaj Hjustonit. Ky është rekordi sezonal i pikëve të realizuara nga një basketbollist, me Lillard që realizoi 13 gjuajtje të sakta nga distanca. Edhe pse pa Antetokounmpo, i dëmtuar, skuadra e Milluokit mundi 104-101 Feniksin.
NBA – Rezultatet
Milwaukee – Phoenix, 104-101
Atlanta – Brooklyn, 129-127
Chicago – Washington, 102-82
Dallas – Lakers, 108-111
Cleveland – Toronto, 118-93
Oklahoma – Sacramento, 115-124
Golden State – Minnesota, 109-104
Portland – Houston, 131-114
Denver – Clippers, 134-124