Thirrjet e tifozëve të Dinamos dhe Shkupit, nxisin reagime në Serbi

Në Serbi po i konsiderojnë skandaloze thirrjet e tifozëve të Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dhe atyre të Shkupit, “Shvercerat”, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Maksimir”.

“Vrite serbin” u këndua nga të dy grupet e tifozëve në stadiumin e kryeqytetit kroat.

“Shvercerat” gjithashtu ngritën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që po cilësohet si provokim nga Serbia.

Mediat serbe shkruajnë se presin që UEFA të shqiptojë gjoba për sjelljen e tifozëve të të dyja klubeve.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, befasoi Dinamon në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje, duke i marrë një barazim 2:2. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Maqedoni.

LEXO EDHE:

Back to top button