Thuhet se Irina dhe Kanye kanë filluar një lidhje, çfarë mendon për këtë Bradley Cooper?

Kur vjen puna tek Irina Shayk dhe lidhja e saj me Kanye West, Bradley Cooper nuk ka asgjë për të thënë veçse t’i uroj dyshes shumë lumturi.

“Bradley është shumë mbështetës për këdo që Irina do të zgjedhë për të një lidhje, ai do vetëm që ajo të jetë e lumtur”, është shprehur një burim për “Us Weekly”, pas lajmeve se modelja po jeton një romancë me reperin prej pak muajsh.

Në vitin 2015-të Irina Shayk nisi një lidhje me Bradley Cooper dhe 2 vite më vonë u bënë prindër të një vajze. Mirëpo në 2019-tën ata ndanë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin, por pa asnjë lloj armiqësie, ndaj të gjithëve ju intereson të dinë se ç’mendon Bradley për marrëdhënien e re të Irina-s.

“Bradley dhe Irina nuk kanë thjesht marrëdhënie të mirë duke qenë se të dy bashkëprindërojnë me njëri-tjetrin. Ata kanë dhe një miqësi të ngushtë dhe ndajnë gjërat personale me njëri-tjetrin”, ka shtuar burimi.

Nga ana tjetër, Irina dhe Kanye West nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen e tyre, por fotot e kapura nga paparaci kanë zbuluar gjithçka. Ditën e djeshme dyshja u kapën mat nga fotografët dhe për t’ju shpëtuar fotove e zbulimit të identitetit ata kanë mbuluar fytyrën e tyre me bluza. Këto foto kanë bërë xhiron e rrjetit dhe të gjithë e kanë cilësuar si arratisjen më qesharake nga paparaci.

Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Poëer”. Në klip, Irina Shayk, i gjunjëzohet reperit. Modelja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

LEXO EDHE:

Back to top button