Tiem afrohet Nadallit në listën “ATP”

Novak Gjokoviqi nisi javën e 286 në pozitën e parë të listës ATP. Edhe pse u pezullua në US Open dhe nuk kishte mundësi që të luftojë për titullin, tenisti serb, mbajti pozitën e parë edhe këtë javë.

Gjokoviq barazoi rekordin e Pit Samprasit dhe nga java e ardhshme do të kërkojë që të arrijë rekordin e Roxher Federerit, i cili qëndroi 310 javë në pozitën e parë të listës “ATP”.

Ndërkohë spanjolli Rafael Nadal është në vendin e dytë , ndërsa në pozitën e tretë është kampioni i fundit në “US Open”, Dominik Tiem. Austriaku zbuti epërsinë në krahasim me spanjollin dhe tani ka vetëm 725 pikë më pak se Nadal.

Roxher Federer mbetet në pozitën e katërt, ndërsa ndryshimi i vetëm në listën “ATP” është inkuadrimi i Buatist Agutit në TOP 10, i cili largoi Lavil Gofinin, që qëndron në vendin e 11

LEXO EDHE:

Back to top button