Stevens: Majami i ngjan më shumë Golden Stejtit

Boston Seltiks dhe Majami Hit do të përballen në finalen e Konferencës Lindore në NBA, ndërs para kësaj përballje , trajneri i Bostonit Bred Stivens ka dërguar lëvdata për kundërshtarin e tyre në finale.

“Ata me gjasë janë skuadra lindore më e afërt me Golden Stejt Uarriors. E them në kuptimin se si ata lëvizin dhe hapen për gjuajtje”, tha mes tjerash trajneri i Bostonit, Stivens.

Bostoni dhe Majami pritet të dhurojnë spektakël në serinë prej shtatë ndeshjeve, e cila njërës skuadër i siguron finalen e madhe të ‘Play Off’.

Në Konferencën e Perëndimit, Lejkersi arriti në finale, ndërsa atje do të pret fituesin e sfidës së shtatë në mes Los Anxhelos Klipersit dhe Denver Nagets, pasi rezultati është 3-3 në fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button