Mediat në Spanjë raportojnë se raportet mes drejtuesve të Barcelonës dhe Luis Suarezit janë të tensionuara edhe më shumë, pasi që sulmuesi uruguaian nuk pranon prishjen e kontratës që skadon verën e ardhshme. Skuadra katalanase e kanë kërcënuar Suarezin se do ta lënë një vit në tribunë nëse nuk pranon largimin.gjithë këtë situatë është duke përcjelluar me shumë vëmendje skuadra e Juventusit, që e sheh Suarezin si një figurë kyçe në sulmin e bardhezinjëve.
Por për të arritur te uruguaiani, duhet që ky i fundit të prishë kontratën me Barcelonën dhe më pas të japë një provim për të marrë pasaportën italiane, pasi momentalisht “bardhezinjtë” nuk kanë asnjë vend të lirë për futbollistët e “huaj”.








