Tare niset pas një futbollisti tjetër të Sitit

Pasi dështoi në momentet e fundit për të sjellë në Romë fantazistin spanjoll David Silva, drejtorisportiv I Lacios, Igli Tare po punon për të vënë në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi një tjetër futbollist nga Man. Siti. Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Nikolas Otamendi, i cili nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiolës, ndërsa Tare është vënë menjëherë në lëvizje për ta veshur bardhekaltër. Kartoni i Otamendit vlerësohet rreth 5 milionë euro dhe vetë mbrojtësit, Tare është gati t’i ofrojë 10 milionë euro në total për 3 sezone, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, negociatat janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të vijohet me hapa konkretë.

LEXO EDHE:

Back to top button