Tiem më përmbysje deri te titulli në “US Open”

Dominik Tiem nga Austria është fitues i turnout Masters “US Open”, pasi që në finale mundi Aleksandar Zverevin me 3-2 në sete. Tenisti austriak arriti të fitoj titullin e tij të parë Grand Slam pasi ishte në dy sete disavantazh ndaj Zverevit.  Tensiti 27 vjeçar, kishte humbur tre finalet e tij të mëparshme, por 23-vjeçari Zverev, duke luajtur në finalen e tij të parë Grend Slam, gaboi në momentet kryesore dhe numri dy në botë përfitoi plotësisht. Tiem është tenisti i parë që fiton një titull Grand Slam me dy sete në disavantazh, ndërsa I fundit që ka bërë një gjë të tillë është argjentinasi Gaston Gaudio në French Open në 2004.

LEXO EDHE:

Back to top button