Tifozëria nga Maqedonia, vetëm 48 orë në Bukuresht!

Paraqitja e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll nuk do të jetë e përcjellur me euforinë e tifozëve jashtë stadiumeve, pasi që me protokollin e ri të Rumanisë, tifozët mund të qëndrojnë vetëm 48 orë! Të gjithë tifozët që do të jenë prezent në Bukuresht për sfidat e Maqedonisë ndaj Austrisë dhe Ukrainës, nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 48 orë në territorin e Rumanisë.

 

 

Këto masat e reja janë aprovuar me qëllim që të mbrohet shëndeti i popullatës locale nga Covid 19 që mund të shpërndahet gjatë Kampionatit Evropian. Sipas mediave rumune, Maqedonia do të ketë të drejte blerje të 3.500 biletave për ndeshjet në Bukuresht, përmes shitjes “on line”.

LEXO EDHE:

Back to top button