Plani “djallëzor” i Perezit për të fituar zgjedhjet te Reali

Florentino Perez ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të Real Madridit. Kreu aktual i “Los Blancos” synon një tjetër mandat në krye të klubit nga “Santiago Bernabeu”. Ai madje tashmë ka bërë gati një plan për mandatin e ardhshëm që parasheh transferimin e dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit.

 

 

 

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Perez synon blerjen e sulmuesit të Paris Sen Zhermen, Kilian Mbape, objektiv i kahershëm i Real Madridit. Por, Perez po ashtu ka synim edhe fenomenin e Borusia Dortmund, Erling Haaland. Cikli i ri presidencial në Real Madrid do të jetë gjatë 2021-2025.

LEXO EDHE:

Back to top button