Tifozët e Interit: Lukaku nuk je më mbreti ynë, tani je si gjithë të tjerët

Tifo-grupi “Curva Nord”, zemra e tifozëve zikaltër, ka komunikuar në rrjetet sociale qëndrimin e vet në lidhje me rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi.

“Meqenëse rikthimi i Lukakut tek Interi ka shumë të ngjarë, ka disa pika për t’u bërë të qarta. “Curva Nord” mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kundërshtim për lojtarin (pavarësisht sjelljes së klubit milanez verën e kaluar). Duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shaje apo pankarta nga ‘Curva Nord’ ose grupet që e përbëjnë atë. Gjithçka që përfundimisht do të bëhet në raport me të në të ardhmen do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë…

Është mbështetur (dhe trajtuar) si një Mbret, tani ai është njëri nga shumë të tjerë. Le të jemi të qartë për të gjithë se ne nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut, nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.

Në çdo rast, ne i ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në kurthin e kundërt, atë të vrapimit menjëherë pas tij. Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, mendoni sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Asgjë tjetër nuk do të bënte kjo, veçse t’i jepte një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që po zhvillohet prej vitesh, që synon të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj dhe të shtirë karshi lojtarëve dhe klubeve. E kemi pranuar tradhtinë e Lukakut dhe ishim shumë keq.

Një futbollist mund t’i falë këto gjëra me kalimin e kohës, por ato mbeten. Tani, Romelu të presë topin e gjatë dhe të pedalojë fort. I sigurt, drejt një të ardhmeje që do të ndërtohet bashkë me familjen tonë zikaltër. Përpara interista!”, thuhet në kumtesën e tifozëve të organizuar të klubit milanez.

LEXO EDHE:

Back to top button