Tifozët e Kroacisë “përlasen” me policinë e Vjenës

Futbollistët e Kroacisë mposhtën bindshëm Austrinë (3-1) në Vjenë, duke siguruar për herë të parë vendin e tyre në finalen e turneut të Ligës së Kombeve, në një ndeshje që do të mbahet mend për numrin e madh të tifozëve kroat në stadium në Vjenë, por edhe për rekordin e Marko Arnautoviçit, i cili u bë rekordmen në kombëtaren e Austrisë me 104 ndeshje.

Mirëpo në ndeshje përpos golave dhe nxitjeve në terren, kishte edhe incidente në tribuna. Një grup i vogël i tifozëve në stadium ishin në konflikt me policinë austriake. Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për rreth 20 anëtarë të grupit “Torcida”, të cilët fillimisht ishin kundërshtim me pjesën tjetër të tifozëve të Kroacisë dhe më pas kanë shpërthyer në mllef ndaj policisë, ndaj të cilëve kanë hedhur edhe fishekzjarre. Policia është kundërpërgjigjur me dhunë dhe ka arrestuar pjesën më të madhe të grupit, të cilët më pas janë nxjerrë në pranga nga tribuna.

 

LEXO EDHE:

Back to top button