Tifozët e Milanit me vendim radikal para sfidës me Juventusin

Nuk do te kete tifozë miq në “Allianz Stadium” për ndeshjen Juventus-Milan. Ky është lajmerimi që vjen nga tifozët e organizuar kuqezi, të cilët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje.

Një formë proteste kundër çmimeve të kuponëve të vendosur nga klubi i Juventusit për sektorin mysafir dhe për metodat e shitjes, të cilat kanë bërë që më shumë tifozë ndër vite të heqin dorë nga ndeshjet jashtë.

 

“Juventus-Milan është planifikuar të dielën e 28 majit, një ndeshje thelbësore si për rivalitetin historik […] dhe për rëndësinë e rezultatit për fatin e kampionatit tonë. Megjithatë, me keqardhje të madhe Curva Sud Milano dhe AIMC komunikojnë zyrtarisht se do të braktisin ndeshjen jashtë fushe dhe do të ftojnë të gjithë tifozët kuqezi të bëjnë të njëjtën gjë.

 

 

Zgjedhja diktohet nga çmimi i çmendur i biletës së vendosur nga Juventusi (80 euro, ed) dhe nga metodat e shitjes së sektorit si mysafir. Prej disa kohësh dihet që futbolli nuk është më një shfaqje me çmime popullore, por besojmë se gjithçka ka një kufi”, thuhet në njoftimin për shtyp të tifozëve të organizuar të kuqezinjve.

 

“Drejtimi i marrë nga shumë kompani për çmimet e biletave po largon njerëzit (sidomos familjet) nga stadiumet. Është urgjente vendosja e një tavani maksimal për çmimin e biletave të sektorëve të ftuar dhe jo vetëm, siç ka ndodhur prej vitesh në vende të tjera (Angli dhe Gjermani për shembull)”, përfundon shënimi.

LEXO EDHE:

Back to top button