Tifozët e Trabzonsporit: “Rej Manaj në mundi i vetëm”

Sivaspori mundi me shifrat 1-0 Trabzonsporin, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit turk të futbollit. Performancë të mrekullueshme bëri edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, i cili dha asistin për golin e fitores së miqve.
Lëvizja e tij e bukur në fushë, po ashtu edhe kontrolli i topit ishin në perfeksion, për të mos harruar edhe pasimin që i dha shokut të tij të skuadrës Menig, ku në atë moment harroi rolin e tij si sulmues dhe u bë një mesfushorë.
bu arada manaj gerçekten çok ekstra bi oyuncu.. topu alışı, saklayışı, pası verişi.. hepsi çok ekstra işler.. yabancı sıkıntısı olmasa seneye net rotasyona çekerdim pic.twitter.com/q9mvSVm31H
— johan (@pivotdokuz) April 12, 2024
Pikërisht ky veprim është komentuar shumë edhe nga tifozët kundërshtarë, ku përgëzojnë Manajn për atë çfarë bëri, gjithashtu edhe pohojnë se në një farë mënyre, sulmuesi shqiptar i mundi i vetëm.
“Rei Manaj na mundi i vetëm”, shkruhej në një nga reagimet e tifozëve në “X”.
“Meqë ra fjala, Manaj është një lojtar vërtet ekstra. Mënyra se si e merr topin, e fsheh topin, jep pasimin… të gjitha janë punë shumë shtesë. Nëse nuk do të mungonin të huajt, do ta fusja në rotacion vitin e ardhshëm”, shkruan një tjetër tifoz.
Sivaspor me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të të renditjes me 44 pikë, ndërsa Trabzonspor vazhdon në të tretin, duke luftuar deri në fund që të mund të kualifikohet në Ligën e Europës.