Tifozët malazez përplasen me policinë serbe në stadium

Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur. E tillë me incidente kaloi edhe takimi Serbi – Mali i Zi, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një tifoz serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit, njofton Vijesti.me.

Tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe. Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën me thirrjet skandaloze “Shiptari Shiptari”. Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi. Ndryshe, takimi në fund përfundoi 3:1 për Serbinë.

LEXO EDHE:

Back to top button