Tifozët nuk e duan më Inzagin, kërkojnë trajnerin e Totenhamit

Interi ndodhet aktualisht në vendin e dytë të ligës italiane, por distanca nga Napoli është tepër e madhe. “Zikaltërit” kanë humbur disa pikë tepër të rëndësishme gjatë këtij sezonit, hapa të gabuar me ekipet më të dobëta se ata. Nesër është dita vendimtare për të kuptuar nëse Interi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve apo jo.

“Zikaltërit” fituan sfidën e parë ndaj Portos në San Siro me rezultatin minimal 1-0, por të martën mbrëma do të jetë diçka krejt ndryshe, pasi skuadra portugeze do të luajë në fushën e saj dhe aty ata janë më të fortë. Kështu, pëveç faktit se do të mësohet se cili ekip do të vazhdojë më tej, do të vendoset edhe fati i Inzaghit, për të ardhmen e tij.

Pankina e Simone Inzagit, sipas klubit, është solide të paktën deri në fund të seëzonit, por tifozët e Interit duket se kanë vendosur mos ta duan më teknikun italian në stol.

Tifozët zikaltër ëndërrojnë të rikthehet në stol Antonio Konte-n, i cili do të dëshironte të rikthehej në Itali dhe me të cilin ditët e fundit kanë pasur disa kontakte joformale. Tifozët e Interit kanë pushtuar rrjetet sociale me hashtage dhe me komente në profilin e Kontes, me shkrimin “Antonio kthehu” ose “Konte për në pankinë”.

Antonio Konte aktualisht drejton skuadrën e Tottenham, por gjithashtu edhe e ardhmja e tij te klubi anglez është në pikëpyetje, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button