TikTok po i afrohet lançimit të rivalit të vet në Instagram

TikTok po planifikon të lançojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive për të konkurruar me Instagram

Në një njoftim dërguar përdoruesve, TikTok thotë se po përgatitet të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive të quajtur TikTok Notes.

TikTok Notes do të ndajë postimet ekzistuese dhe të ardhshme të TikTok me foto dhe përdoruesve do t’u ofrohet opsioni për të hequr dorë nga shërbimi.

What is Tiktok notes?
byu/killranker5 inTiktokhelp

TechCrunch zbuloi një URL të re photo.tiktok.com, e cila u shfaq shkurtimisht në internet dhe hapi aplikacionin TikTok Notes. Sipas asaj që ishte e dukshme, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë mbishkrime për fotot.

TikTok thotë se po eksploron mënyra për të inkurajuar komunitetin e tiktokerëve që të krijojnë dhe ndajnë krijimtarinë e tyre duke përdorur foto dhe tekst në një hapësirë ​​dedikuar atyre formateve.

Nuk është njoftuar se kur është planifikuar të lëshohet aplikacioni TikTok Notes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button