Tikveshi deklasoi Makedonija Gjorçe Petrovin me 4:0

Sot u zhvillua vetëm një nga 5 ndeshjet e programuara të javës së 10-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Në stadiumin në Kavadar, skuadra e Tikveshit, me rezultat bindës, 4-0, mundi skuadrën e Makedonija Gj.P. falë Ivanovskit dhe Ngoba-s, të cilët shënuan nga 2 gola. Tikveshi me këto 3 pikë, kalon në pozitën e dytë në renditjen e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë me 16 pikë.

Ndërkohë të dielën do të zhvillohet takimet e tjera të javës së 10-të. Kampioni aktual, FC Shkupi, në transfertë, do të përballet me skuadrën e Akademia Pandevit, ndërsa në Tetovë, Shkëndija takohet me Bregallnicën. Në Kratovë, Sileksi mirëpret skuadrën e Pobedës, ndërsa në Shkup, skuadra e Skopjes takohet me Rabotniçkit.

Të gjtha ndeshjet nisin në orën 14.00, ndërsa lideri aktual, Struga Trim Lum është i lirë këtë fundjavë.

 

LIGA E PARË – JAVA 10

Tikveshi 4–0 Makedonija Gj.P.

Skopje – Rabotniçki

Shkëndija – Bregallnica

Sileksi – Pobeda

Akad. Pandev – Fc Shkupi

Struga Trim Lum i lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button