Tikveshi mund Voska Sportin dhe arkëton trofeun e Kupës së Maqedonisë

Skuadra e Tikveshit është fituese e edicionit të 31-të të Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi që në finalen e zhvilluar në stadium “Todor Proeski”, mundi Voska Sportin me 2-1.

Skuadra nga Kavadari kaloi në epërsi në minutën e 41-të me një eurogol nga Stojkoski, nga goditja e lirë. Në vazhdim skuadra nga Kavadari kishte iniciativ edhe në pjesën e dytë dhe zgjëroi epërsinë me golin e brazilianit Luan Silva në minutën e 59-të.

 

Voska Sport nuk u dorëzua dhe në minutën e 77-të, Sharkoski shfrytëzoi një gaf të portierit të Tikveshit dhe zbuti epërsinë. Ndërsa në disa minuta para përfundimit të ndeshjes, Voska Sport kishte rast për të barazuar shifrat, mirëpo tentimi i Marushiqit u ndal në traversë.

Kështu Tikveshi në paraqitjen e parë në finalen e Kupës së Maqedonisë, arkëtoi trofeun dhe biletën e garave të evropiane, ose eliminatoreve të Ligës së Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button