Titulli i 8-të vendos fatin e Luis Hamiltonit?!

Fitimi i titullit të tetë kampion bote në Formula 1 do të vendos fatin e Luis Hamiltonit, nëse do të vijojë aventurën apo jo.

 

“Ky objektiv është një ëndërr për mua, por nuk besoj se është një faktor vendimtar. Garat më pëlqejnë, por duhet të shoh edhe me kë do të jem pranë në të ardhmen, a do të më dhurojnë sërish buzëqeshje ata persona”, tha Hamilton.

Piloti britanik shprehet se betejat ndaj racizmit që ai dhe Mercedes kanë nisur vitin e kaluar janë një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e tij

“Kjo betejë më bën krenar dhe është i rëndësishëm fakti që Mercedes më përkrah. Rinovimi i mëtejshëm i kontratës do të diskutohet përgjatë sezonit. Lidhja mes meje e Mercedes shkon përtej punës tonë në pistë,” tha mes tjerash Hamilton.

Gara e parë e sezonit të të ri në Formula 1 do të zhvillohet më 28 mars në Bahreini.

LEXO EDHE:

Back to top button