Atleti David Nikolli braktis kombëtaren kuqezi

Pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian të Atletikës për sallat e mbyllura (Poloni, 5-7 mars), atletika shqiptare është tronditur nga lajmi i largimit nga ekipi kombëtar i atletit David Nikolli. Ai është kampion dhe rekordmen i Shqipërisë në distancën 1.500 metra.

 

Nikolli, 26 vjeç, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ai zbulon arsyet e largimit nga kombëtarja kuqezi dhe aktualisht garon dhe jeton në Itali me ekipin e “New Balance”.

“Kam dhënë dorëhqejen nga përfaqësimi i Shqipërisë në çdo lloj gare. Duke nisur nga Europiani e pas disa ditëve. Në këto 3 vite sporti kam përfaqësuar Shqipërinë 6 herë dhe kam sjellë 5 medalje ballkanike. Kam realizuar 7 rekorde kombëtare, duke i përmirësuar 18 herë. Jam kampion i Italisë për klube, vendi i dytë po për klube si dhe vendi i tretë në kampionatin italian. Është hera e parë që Shqipëria ka një atlet në vrapim që është pretendent për arritje në Europian dhe pretendent për kapjen e normës së Lojërave Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit. Duhet respekt për djersën dhe mundin që derdhin sportistët, për arritjet që ata kanë dhe të respektohen të drejtat e tyre. Federata dhe institucionet e sportit nuk përdoren si pronë private nga disa persona që nuk kanë lidhje me sportin. Pas disa zhgënjimeve të herë pas hershme detyrohem të them Stop”, përfundon David Nikolli deklaratën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button