Armando Broja, është objektivi i një klubi anglez për merkaton e janarit. “Daily Mail” raporton se Fulham është në kërkim për një sulmues, që kur transferoi Aleksandar Mitroviçit te sauditët e “Al-Hilal” në muajin gusht.
Drejtuesit e Fulhamit janë admirues të Serhou Guirasi të Shtutgartit, por e dinë se përballen me shumë konkurrencë për 27-vjeçarin që po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane. Broja duket se është sërish në formë pasi u rikuperua nga një dëmtim i rëndë në gju dhe ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon, duke përfshirë një fillim kundër Fulham ku shënoi në fitoren 2-0.
Megjithatë, sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, i duhet ende më shumë kohë për të hyrë në hapat e tij të duhur me Chelsea, që gjithashtu ndodhet në treg për afrimin e sulmuesi në janar. Blutë më konsiderojnë edhe huazimin e Brojës. Fulham i përshtatet stilit të Brojës, i cili ka shenja dalluese me Mitroviçim si dhe falë përvojës së tij në Premier Ligë është një tjetër bonus. Edhe skuadrat të tjera të Premier Ligës janë në monitorim të situatës së sulmuesit të kombëtares kuqezi, por Fulhami mund të jetë i vendosur mirë.








