Tmerr në Osijek: Një makinë ka dalë nga pista gjatë një gare direkt në spektatorë, ka edhe të lënduar/VIDEO

Tmerr në Osijek: Një makinë ka dalë nga pista gjatë një gare direkt në spektatorë, ka edhe të lënduar/VIDEO

Një nga pjesëmarrësit e garës së 31-të të rrugës në Osijek doli me makinë nga pista dhe goditi spektatorët. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Policia është njoftuar rreth orës 15:25 për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Një hetim është duke u zhvilluar, njofton policia.

Gara rrugore e Osijekut u mbajt në aeroportin sportiv Osijek-Čepin dhe mblodhi 230 garues nga Evropa. Siç mund ta shihni në videon e postuar në Facebook, makina është përplasur me tribunën e ngritur pranë pistës. Organizatorët e garës gjithashtu postuan shkurtimisht incidentin në faqen zyrtare në Facebook të Osiek Street Race.

“Një nga drejtuesit e mjeteve humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me tribunën, duke plagosur disa spektatorë. Me reagimin e shpejtë të ekipit mjekësor, të gjithë të lënduarve iu është ndihmuar dhe askush nuk është në rrezik”, kanë shkruar nga aty.

Organizatorët thonë se ngjarja po vazhdon, por për shkak të hetimeve që po vazhdojnë, gara nuk do të zhvillohet deri në fund të ditës.

LEXO EDHE:

Back to top button