Todorov: Është shumë herët të parashikohet, nëse dhe si do të hynte në histori ngjarja e Manastirit
Koha do të tregojë nëse dhe si do të hyjë në histori ngjarja në Manastir, thotë historiani Petar Todorov në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat. Siç shpjegon ai, është ende herët të parashikohet nëse dhe çfarë pasojash mund të priten prej tij.
“A është ai momenti kyç, i cili do të ndikojë keq apo jo, ose thjesht do të kalojë si një nga ngjarjet e shumta do të shohim me kalimin e kohës. Ka disa gjëra që ende nuk i dimë”, tha Todorov. /Alsat.mk








