Tomas Bah: Të sigurta janë Lojrat Olimpike

Pak orë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, u shpreh se 85% e sportistëve pjesëmarrës në Olimpiadë janë të vaksinuar.

Numri 1 i olimpizmit tha se janë marrë të gjitha masat anti-Covid që kjo Olimpiadë të shkojë sa më mbarë, duke garantuar për sigurinë e sportistëve. Gjithsesi, numri i rasteve me koronavirus ka qenë i lartë, 109 persona deri më tani.

Janë të shumtë sportistët apo staf që kanë dalë pozitiv pas testeve të kryera në aeroport apo gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik. Të gjithë kanë hyrë në karantinë, por ka patur edhe të izoluar provizorë, që kanë patur kontakt me personat e infektuar.

LEXO EDHE:

Back to top button