Tomas Myleri, vetëm një hap pas Çavit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes Bajernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Dueli në Munih, ishte special për Tomas Mylerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta. Me paraqitjen e tij në Munih, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bajernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Ligës së Kampionëve, që arrin të regjistrojë 150 ndeshje me një klub të vetëm.

Vendin e parë e mban Çavi me 151 paraqitje në Ligën e Kampionëve për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mylerin ndodhet Iker Kasijas, 150 duele me Realin.

LEXO EDHE:

Back to top button