E bujshme, talenti shqiptar nominohet për lojtarin e vitit

Paraqitjet mbresëlënëse të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova po fillojnë të shpërblehen në Francë. Talenti dardan po kalon një sezon fantastik në kampionatin francez me Lilën, ku janë shumë afër sigurimit të një “bilete” Europiane për sezonin e ardhshëm, respektivisht për në Ligën e Kampionëve.

Lilë qëndron në pozitën e katërt në Ligue 1 me 55 pikë, katër pikë më shumë se Nisë në vendin e pestë.   Zhegrova ka arritur të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Lilë, duke regjistruar 11 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

PSG’s Lee Kang-in fights for the ball with Lille’s Edon Zhegrova during the French League One soccer match between Lille and PSG at the Pierre Mauroy stadium in Villeneuve d’Ascq, northern France, Sunday, Dec 17, 2023. (AP Photo/Michel Spingler)

Këto statistika dhe paraqitjet e tij tani po shpërblehen, pasi që Edon Zhegrova është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Francë.

Ylli i Kosovës është në garë me Kilian Mbapen e Ousmane Dembelen e PSZH-së, Obamejang të Marsejës e Lis-Mellou të Brestit.

LEXO EDHE:

Back to top button