Tomori bind Milanin që ta blejë kartonin nga Çellsi

Skuadra e Milanit, ka vendosur të blejë kartonin e plotë të mbrojtësit Fikajo Tomori. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan sapo i ka komunikuar Çellsit, se ata do të aktivizojnë klauzolën e blerjes së Tomorit prej 28.5 milionë euro.
Marrëveshja do të kompletohet së shpejti dhe do të zyrtarizohet javën e ardhshme, mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë me Milan, të vlefshme deri në vitin 2026.
Tomori në sezonin e kaluar ishte i huazuar të “Rossonerët”, dhe siç duket ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij, pasi tani kanë vendosur ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.