Tonali pranon se ka vënë bast për Milanin, në kohën që luajti për ekipin kuqezi

Mesfushori i Njukasëlllit, Sandro Tonali, e ka pranuar se ka vënë bast për ndeshjet e Milanit teksa ka folur përpara prokurorisë. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se gjatë takimit të djeshëm të Tonalit me prokurorin, Xhiuzepe Çine, mesfushori ka folur për veprimet e tij dhe italiani tashmë ka nisur të kontribuojë në hetim.

Marrja në pyetje zgjati rreth tre orë, por më parë Çine ishte takuar me Tonalin në një vend sekret. Tonali e pranoi se kishte vënë baste në futboll, por më e rëndësishmja, ai rrëfeu se kishte vënë baste në ndeshjet e Milanit gjatë kohës së tij te “kuqezinjtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button