Tonali:”Të gjithë e kemi të qartë se çka duhet të bëjmë ndaj Interit”

Sandro Tonali beson se Milani mund t’ia dalë mbanë të përmbysë Inter dhe të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve. “Kuqezinjtë” u mundën 0-2 në takimin e parë, por për mesfushorin milanist asgjë nuk është e mbyllur.

“Kemi shansin për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë. Ideja që mund të shkojmë në finale me fanellën e Milan na emocionon të gjithëve, por duhet të kemi forcën për t’i lënë mënjanë emocionet e të japim 1000% në fushë”, tha Tonali.

 

“E rëndësishme është të shënojmë në portën e Inter, në mënyrë që ndeshja të ndryshojë pamje dhe të na japë mundësi të shpresojmë. Kemi patur disa objektiva kur nisi ky sezon dhe disa prej tyre nuk shkuan ashtu si duhet”, u shpreh Tonali.

 

“Sot kemi mundësi të përmirësojmë diçka, ndaj kjo përballje ka një rëndësi të madhe. Kualifikimi mund të ndryshojë fatin e sezonit dhe të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’ia dalë mbanë. Të gjithë i dinë detyrat e tyre”, tha Sandro Tonali.

LEXO EDHE:

Back to top button