OSBE me vlerësim për zgjedhjet në Turqi: Paqësore, pjesëmarrja rekord!

OSBE me vlerësim për zgjedhjet në Turqi: Paqësore, pjesëmarrja rekord!

Misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE i përshëndeti zgjedhjet e mbajtura në Turqi të dielën, duke i cilësuar ato si “paqësore”.

Kreu i tij, Jan Petersen, i cili qëndroi në këtë vend për 6 javë, e përgëzoi popullin turk për frymën e demokratike të treguar dhe pjesëmarrjen e lartë. Ai e nënvizoi faktin që dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë e tha se procesi i votimit ishte i mirë organizuar, dhe në pozitiv në përgjithësi. Të njëjtën mendim ndau dhe kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.

“Demokracia turke po dëshmohet mjaft elastike. Këto zgjedhje patën një pjesëmarrje të lartë dhe ofruan mundësi reale për votuesit”, u shpreh Frank Schwabe, kreu i delegacionit të PACE.

Megjithatë, organizata e nënvizoi se presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe partitë në pushtet gëzonin një avantazh të padrejtë.

“Përveç kësaj, kufizimet e vazhdueshme të lirive themelore për tubim, organizim dhe shprehje penguan pjesëmarrjen në zgjedhje të disa politikanëve, partive opozitare, shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, thanë sot vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha koordinatori Michael Georg Link.

Delegacioni i kishte bërë autoriteteve të ndërmerrnin hapa konkretë për të garantuar një pjesëmarrje më të madhe edhe në qytetet e prekura nga dy tërmete masive që goditën Turqinë juglindore në shkurt. OSBE e bëri të qartë se do t’i kushtojë tani një vëmendje maksimale balotazhit presidencial të 28 majit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, që fitoi raundin e parë, por pa mundur të kapërcejë nivelin e nevojshëm të 50% të votave që do ta katapultonte direkt për një mandate të ri në krye të shtetit, u shpreh besimplotë për raundin e dytë.

“Do t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë dhe më produktive të mundshme ditët në vijim. Ne do ta kthejmë 28 majin në lajmëtarin e Shekullit të Turqisë”, u shpreh Erdogan.

Pas numërimit të 99.4 për qind të votave brenda vendit dhe 84 për qind të votave nga jashtë, Erdogan rezultoi se kryeson me 49.4 për qind të votave. Rivali i tij opozitar Kiliçdaroglu mori 44.9 për qind, ndërsa kandidati i tretë për president, politikani nacionalist Sinan Ogan mori 5.2 për qind.

Erdogan, udhëheqësi më jetëgjatë i vendit që është në pushtet prej 20 vjetësh, doli praktikisht me një rezultat më të mirë nga sa ishte parashikuar. Megjithatë kandidati opozitar, Kemal Kiliçdaroglu nuk dorëzohet, por u shpreh edhe ai optimist për një fitore në raundin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button