Topalli: Pa u larguar Lulzim Basha nuk ikën Edi Rama

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli tha në Euronews Albania tha se pa larguar Lulzim Bashën nga Partia Demokratike, Edi Rama nuk ikën nga pushteti.

Ajo tha se në këtë pikë i qëndron në mënyrë konstistente asaj që ka thënë edhe para 8 vjetësh, kur ishte ende pjesë e PD.

“Pa u larguar Lulzim Basha nuk ikën Edi Rama. Kjo s’i pëlqen Bashës, por është thelbi i së vërtetës.

Dhe vendi ynë do vazhdojë të notojë në agoni ekonomike, jo për ata që gjejnë zgjidhje përmes karriges politike. Pa larguar Bashën nuk ikën Rama, jam konsistente në atë që kam thënë në 8 vjet”, u shpreh znj. Topalli.

Sipas ish-numrit 2 të PD, Basha duhet të largohet pasi ‘nuk mund të mbajë peng jetën e shqiptarëve duke mbajtur në pushtet Edi Ramën’.

Znj. Topalli sqaroi se qëllimi i partisë me të cilën ajo garoi në zgjedhjet e 2 prillit nuk ishte të përçante votat e të djathtëve, por të sillte mandate që do të shkonin tek e djathta.

“Por këto mandate nuk do të shkonin kurrë tek Lulzim Basha si kryeministër”, tha ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button